Nëse ju ndërpresin sa herë flisni, ja si t’i vendosni kufijtë

Të ndërpritesh vazhdimisht kur po flet mund të jetë irrituese dhe shpesh të bën të ndihesh sikur mendimi yt nuk ka vlerë. Megjithatë, ekspertët sugjerojnë që mënyra si reagoni mund të bëjë diferencën.

Së pari, përpiquni të mos e merrni menjëherë personale. Jo të gjithë e bëjnë me qëllim – disa njerëz thjesht kanë zakon të flasin mbi të tjerët pa e kuptuar.

Një mënyrë efektive është të qëndroni të qetë dhe të thoni me edukatë diçka si: “Po e përfundoj mendimin tim dhe pastaj të dëgjoj me kënaqësi.” Kjo vendos kufij pa krijuar tension.

Gjithashtu, përdorimi i gjuhës së trupit mund të ndihmojë: mbani kontakt me sy dhe vazhdoni të flisni me vetëbesim, duke treguar se nuk jeni gati të hiqni dorë nga fjala.

Nëse kjo situatë përsëritet shpesh me të njëjtin person, një bisedë e sinqertë mund të jetë zgjidhja më e mirë. Ndonjëherë njerëzit nuk e kuptojnë fare se po ju ndërpresin vazhdimisht.