A mund të trashëgohet stresi? Studimi i ri fokuson rolin e babait

Një studim i ri sugjeron se stresi dhe traumat që një baba mund të ketë përjetuar gjatë fëmijërisë mund të lënë “gjurmë biologjike” në spermë, të cilat potencialisht mund të ndikojnë te brezi i ardhshëm. Bëhet fjalë për ndryshime epigjenetike, pra jo ndryshime në ADN, por në mënyrën se si ajo aktivizohet ose “lexohet” nga organizmi.

Shkencëtarët thonë se burrat që kanë kaluar nivele të larta stresi ose trauma në moshë të hershme shfaqin shenja të vogla biologjike që mund të mbeten për vite me radhë. Megjithatë, ekspertët theksojnë se kjo nuk do të thotë automatikisht që trauma transmetohet te fëmijët, pasi studimi është ende në fazat e para dhe nevojiten kërkime të tjera për ta kuptuar më mirë këtë lidhje.