Jo të gjithë i duan: Shenjat e horoskopit që pëlqehen më pak

Jo të gjitha shenjat e horoskopit arrijnë të jenë “të preferuarat” e të gjithëve. Sipas astrologëve, disa prej tyre shpesh perceptohen si më të vështira për t’u kuptuar apo për t’u menaxhuar në marrëdhënie, qoftë miqësore apo romantike.

Në krye të listës përmendet shpesh Akrepi, i cili konsiderohet misterioz, intensiv dhe ndonjëherë tepër xheloz, çka mund t’i bëjë të tjerët të ndihen të pasigurt pranë tij.

Edhe Binjakët shpesh hasin paragjykime, kryesisht për shkak të natyrës së tyre të dyfishtë. Shumë i shohin si të paparashikueshëm ose jo gjithmonë të qëndrueshëm në vendimet e tyre.

Nga ana tjetër, Virgjëresha mund të perceptohet si tepër kritike dhe perfeksioniste. Edhe pse synimet i ka të mira, kërkesat e larta mund të lodhin njerëzit përreth.

Ndërsa Bricjapi, për shkak të seriozitetit dhe fokusit të madh te puna, ndonjëherë shihet si i ftohtë apo emocionalisht i distancuar.