Brenda vilës superluksoze të Selena Gomez-it, artistja e shiti me çmim marramendës (FOTO)

Selena Gomez po i thotë lamtumirë vilës së saj luksoze në Encino të Kalifornisë. Vetëm gjashtë muaj pas martesës me producentin muzikor Benny Blanco, këngëtarja ka nxjerr në shitje rezidencën për 6.49 milionë dollarë. PAMJE

Selena e bleu pronën në vitin 2020 për 4.89 milionë dollarë, disa vjet përpara se të niste lidhjen me Benny Blanco. Por pasi çifti bleu një rezidencë shumë më të madhe në Beverly Hills për plot 35 milionë dollarë, duket se shtëpia në Encino nuk i nevojitet më artistes.

Vila shtrihet në afro 11,500 metra katrorë dhe përfshin gjashtë dhoma gjumi dhe 8 tualete. Prona ka edhe një histori të veçantë, pasi më parë i përkiste legjendës së muzikës Tom Petty, i cili e ndërtoi shtëpinë në vitin 1989 dhe jetoi aty deri në vitin 2017.