“Çfarë ndodhi live?” Qipro përballet me valë kritikash pas ngjitjes në skenën e Eurovision

Performanca e përfaqësueses së Qipro në Eurovision Song Contest 2026 ka shkaktuar debat të madh në rrjetet sociale, pasi interpretimi “live” i këngëtares Antigoni Buxton me këngën “Jalla” nuk i bindi të gjithë.

Menjëherë pas performancës, platformat sociale u mbushën me komente dhe meme, ku shumë përdorues ironizuan vokalin e artistes, duke komentuar me humor se ajo “po e ruante zërin për finalen”.

Pavarësisht kritikave të shumta online, Qipro arriti të sigurojë një vend në finalen e madhe, gjë që ka shtuar edhe më shumë diskutimet mes fansave të festivalit. Disa e konsideruan kualifikimin të merituar për energjinë dhe performancën skenike, ndërsa të tjerë vunë në dyshim nivelin e interpretimit live.