Prindër për herë të parë/ Dylan dhe Barbara surprizojnë me lajmin e bukur (VIDEO)

Barbara Palvin dhe bashkëshorti i saj, Dylan Sprouse, kanë surprizuar fansat me lajmin se do të bëhen prindër për herë të parë.

Çifti e bëri të ditur lajmin gjatë paraqitjes së tyre në tapetin e kuq të Cannes Film Festival 2026, ku morën menjëherë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. VIDEO

Barbara u shfaq elegante me një look që nxirrte në pah barkun e rrumbullakosur, ndërsa Dylan qëndroi pranë saj gjatë gjithë eventit, duke konfirmuar në mënyrë të tërthortë thashethemet që kishin qarkulluar prej javësh.

Pamjet e çiftit nga Cannes u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, ku fansat i uruan për kapitullin e ri në jetën e tyre. Ky do të jetë fëmija i parë për Barbara dhe Dylan, të cilët u martuan në vitin 2023 dhe konsiderohen si një nga çiftet më të dashura të showbiz-it.