Moment emocionues për fansat: The Weeknd mbyll kapitullin më të madh të karrierës

The Weeknd po i jep fund një prej kapitujve më të suksesshëm të karrierës së tij. Artisti ka konfirmuar zyrtarisht fazën finale të turneut botëror “After Hours Til Dawn”, duke shtuar disa koncerte të reja në Azi, të cilat do të shënojnë edhe mbylljen e këtij super turneu.

Turneu final nis më 20 shtator në Tokio dhe do të vazhdojë në qytete si Xhakarta, Singapori, Seuli, Bangkoku dhe Hong Kongu, ndërsa koncerti përmbyllës është planifikuar më 4 nëntor në Kuala Lumpur. Në skenë, artisti do të shoqërohet edhe nga dyshja japoneze Creepy Nuts, duke premtuar një finale spektakolare për fansat.

Përtej muzikës, The Weeknd vazhdon edhe angazhimin e tij humanitar, pasi një pjesë e të ardhurave nga biletat e turneut 2026 do të shkojnë për mbështetjen e fëmijëve në nevojë dhe projekte globale për arsim e luftën kundër urisë.