Luana Vjollca është bërë pjesë e rubrikës prestigjioze “Achievers” nga Filmfare Middle East, një nga platformat më të njohura të showbiz-it në Lindjen e Mesme.
Në artikullin dedikuar saj, vlerësohet karriera mbi 18 vite në televizion, muzikë, film dhe sipërmarrje, ndërsa Luana flet për rëndësinë e autenticitetit dhe punës së vazhdueshme në rrugëtimin e saj profesional.

Paraqitja e saj në “Filmfare Middle East” vjen si një tjetër moment i rëndësishëm në karrierën ndërkombëtare të Luanës, duke e vendosur emrin e saj mes personazheve të njohur të medias dhe artit që po marrin vëmendje edhe jashtë Shqipërisë.
