Shkëlqeu në Met Gala/ Zbulohen çmimet marramendëse të veshjes së Hailey Bieber (FOTO)

Paraqitja e Hailey Bieber në Met Gala 2026 ishte një nga më luksozet e mbrëmjes, jo vetëm për dizajnin artistik, por edhe për vlerën marramendëse të aksesorëve dhe detajeve që mbante.

Modelja u shfaq me një fustan të personalizuar nga Yves Saint Laurent, i frymëzuar nga bashkëpunimi historik mes Yves Saint Laurent dhe artistes franceze Claude Lalanne. Pjesa më e veçantë ishte korseja skulpturore në ar 24-karatësh, e kombinuar me një fund dhe cape blu mbretërore.

Edhe aksesorët kishin çmime marramendëse. Vathët luksozë nga Belperron kushtonin rreth 27,500 dollarë, ndërsa unaza me safir dhe smerald arrinte vlerën e 67,500 dollarëve. Vetëm bizhuteritë e saj kalonin shifrën 100 mijë dollarë.

Ndërkohë, sandalet metalike ari nga Yves Saint Laurent kishin një çmim prej rreth 1,020 paundësh, duke kompletuar një nga look-et më të shtrenjta dhe elegante të këtij edicioni të Met Gala.

Në rrjetet sociale, fansat e quajtën paraqitjen e saj “art i vërtetë”, ndërsa kritikët e modës e renditën mes veshjeve më të bukura të mbrëmjes.

Screenshot
Screenshot
Screenshot