Victoria Beckham e ka shënuar 51-vjetorin e lindjes së bashkëshortit të saj, David Beckham, me një postim që tregoi se ish-futbollisti vazhdon të jetë në formë të shkëlqyer.
Ish-anëtarja e Spice Girls ka publikuar në Instagram një fotografi ku David pozon me rroba banje të kuqe të tipit Speedo. Në imazhin, i shkrepur gjatë njërit prej pushimeve të shumta që çifti ka bërë së bashku, ai shfaq barkun e tonifikuar dhe tatuazhet e tij të shumta.
Victoria publikoi gjithashtu një fotografi të ëmbël të Davidit nga fëmijëria, me top futbolli në duar, si dhe disa foto romantike të tyre ndër vite.
Në një urim emocional, ajo shkroi: “Ti je bota jonë, gjithçka jonë. Të duam shumë! Gëzuar ditëlindjen bashkëshortit, babait, djalit, vëllait dhe mikut më të mirë. Je shpirti më i mirë dhe më bujari. Sot do të të përkëdhelim gjithë ditën! Askush nuk e meriton më shumë se ti”. Ajo shpërndau edhe një fotografi të vjetër të çiftit nga vitet më të reja, kur David kishte flokë të shkurtër.
Një urim prekës në Instagram e ka bërë edhe djali i tyre Romeo, i cili publikoi dy fotografi nga fëmijëria me të atin. “Gëzuar ditëlindjen, baba, të dua shumë, faleminderit për gjithçka që bën”, shkroi ai mbi njërën foto, ndërsa tjetrën e përshkroi me fjalët: “Miku im më i mirë”./telegrafi
