Askush s’e priste! Kanye West live në Tiranë, ja çfarë pritet

Reperi i famshëm Kanye West pritet të ngjitet në skenë në Tiranë më 11 korrik, në një koncert që ka ngjallur menjëherë interes të madh publik. Lajmi është konfirmuar nga kryeministri Edi Rama, duke e cilësuar si një event të rëndësishëm për vendin.

Koncerti pritet të jetë një super-produksion me standarde ndërkombëtare, me një skenë të ndërtuar posaçërisht dhe kapacitet të madh pritës, që mund të mbledhë dhjetëra mijëra spektatorë në zonën Tiranë–Durrës.

Ndërkohë, edhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka reaguar për këtë event, duke e cilësuar si një mundësi të rëndësishme për promovimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Ai theksoi se organizimi i një koncerti të këtyre përmasave jo vetëm që sjell një eksperiencë unike për publikun shqiptar, por ndikon drejtpërdrejt edhe në turizëm dhe ekonomi.

Sipas tij, aktivitete të tilla e vendosin vendin në hartën e eventeve të mëdha globale dhe krijojnë një imazh më modern dhe tërheqës për Shqipërinë, sidomos gjatë sezonit veror.

Detaje të tjera si vendndodhja e saktë, orari dhe mënyra e shitjes së biletave pritet të bëhen publike në vijim.