Ish-partneri i Kim Kardashian, këngëtari Ray J, ka rikthyer vëmendjen mediatike pas një deklarate që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. Ai pretendon se gjatë jetës së tij ka pasur marrëdhënie me mbi 12 mijë gra.
Gjatë një interviste në podkastin “Funky Friday”, artisti sqaroi se bëhet fjalë për partnere të ndryshme dhe jo për numrin total të takimeve. Sipas tij, fillimisht kishte vendosur si objektiv të kalonte shifrën 10 mijë, ndërsa sot pretendon se ka arritur rreth 12,500.
Ai shtoi se në periudha të caktuara, sidomos gjatë turneve muzikore, ritmi i jetës së tij ka qenë shumë intensiv, duke arritur edhe disa partnere në ditë. Madje, kur arriti shifrën fillestare, organizoi edhe një festë për ta shënuar këtë “arritje”.
Megjithatë, deklarata e tij është pritur me shumë skepticizëm në internet. Shumë përdorues kanë reaguar me ironi dhe mosbesim, duke vënë në dyshim mundësinë reale të një numri të tillë dhe duke e konsideruar si një mënyrë për të tërhequr vëmendje publike.
