Trupi juaj nis të plaket që në këtë moshë – ja ndryshimet që ndodhin

Plakja është një proces i natyrshëm që nis shumë më herët nga sa mendojmë dhe nuk ndodh menjëherë, por gradualisht me kalimin e viteve.

Sipas specialistëve, ndryshimet e para në trup mund të fillojnë që rreth moshës 30 vjeç, kur organizmi nis të ngadalësojë disa procese biologjike. Me kalimin e kohës, këto ndryshime bëhen më të dukshme.

Një nga sistemet që preket është ai imunitar. Ai nuk “bie papritur”, por dobësohet ngadalë, duke e bërë trupin më të ndjeshëm ndaj virozave dhe infeksioneve. Edhe rikuperimi nga sëmundjet bëhet më i ngadaltë krahasuar me moshat e reja.

Një tjetër ndryshim lidhet me qelizat mbrojtëse të trupit, si qelizat T, të cilat me kalimin e viteve zvogëlohen në numër. Kjo e bën organizmin më pak efikas në luftimin e viruseve dhe qelizave të dëmtuara.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se plakja nuk është e njëjtë për të gjithë. Ajo ndikohet nga gjenetika, mënyra e jetesës, ushqimi, aktiviteti fizik dhe stresi. Prandaj disa njerëz plaken më ngadalë se të tjerët.