Duket se nuk ka qetësi për çiftin Jasmina dhe Andi.
Dyshja dolën nga programi dhe sa u duk që jashtë rregulluan raportet, Jasmina sapo plasi ‘’bombën’’ duke i dedikuar një postim që sipas saj e demaskon.
‘’Dje Andi ka qenë i ftuar në ditëlindje, por iku drejt Vlorës për t’i ardhur në ndihmë ‘’shoqes’’ që e ka njohur veç kur i ka shkruar për ta marrë si imazh’’ shkruan Jasmina duke iu referuar këngëtares Diona Fona.
“Dje ua them sinqerisht po e prisja tu dilnin fotot dhe ja ku ma nxorët fytyrën e vërtetë të mashkullit ‘’të dashuruar’’
“Sa për ktë ‘’femrën’’ bota është rrumbullak’’ sot unë nesër ti’’, i drejtohet ish-konkurentja këngëtares Diona Fona, duke publikuar një fotografi që duket të jetë nga xhirimet e ndonjë videoklipi.
Në një tjetër postim Jasmina kërkon të mos i bëjnë më tagg nëpër postime me Andin.