Ndërsa shumë çifte planifikojnë ditën e tyre më të rëndësishme, ekspertët e astrologjisë dhe traditave kulturore sugjerojnë disa periudha të cilat konsiderohen më pak të favorshme për martesë gjatë vitit 2026.
Sipas besimeve astrologjike, periudhat kur planeti Mercury është në retrogradë – konkretisht në muajt maj, shtator dhe dhjetor – lidhen me keqkuptime dhe pasiguri në komunikim, ndaj shpesh shmangen për vendime të rëndësishme si martesa.
Po ashtu, në fokus janë edhe ditët e eklipseve në shtator, të cilat konsiderohen si momente ndryshimesh të forta dhe jo të qëndrueshme.
Nga ana tjetër, traditat fetare ndikojnë gjithashtu në zgjedhjen e datës. Periudha si Lent dhe Ramadan shpesh shmangen për organizimin e dasmave.
Ndërkohë, në disa kultura vazhdon të konsiderohet si ters edhe data “E premte 13”, e cila në vitin 2026 bie në muajt shkurt dhe mars.
Megjithatë, ekspertët theksojnë se nuk ka prova shkencore që këto data ndikojnë në jetëgjatësinë apo lumturinë e një martese. Në fund, zgjedhja e datës mbetet personale dhe lidhet më shumë me preferencat, simbolikën dhe rrethanat e çiftit.
