Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një pallat pranë Farmacisë 10 në Tiranë.
Zjarri ka përfshirë gjithë krahun e një pallati si dhe pjesën e tokës përballë.
Forcat zjarrfikëse janë në terren dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve. Ndërkohë ende nuk ka asnjë informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar ose jo.
