Harrojeni “të fortin”: Këto janë cilësitë që tërheqin gratë sot

Ideja tradicionale e mashkullit dominant dhe të ftohtë po zbehet gjithnjë e më shumë. Sipas një studimi të fundit, preferencat e grave kanë ndryshuar ndjeshëm, duke u larguar nga figura klasike e “burrit të fortë” dhe duke u orientuar drejt tipareve më emocionale.

Rezultatet tregojnë se një pjesë e madhe e grave ndihen më tërhequra nga burra që janë të ndjeshëm, të kujdesshëm dhe të hapur për të shprehur ndjenjat e tyre.  Këto cilësi, që dikur nuk konsideroheshin tipike për meshkujt, sot vlerësohen si thelbësore për një marrëdhënie të shëndetshme.

Ekspertët shpjegojnë se kjo lidhet me nevojën për lidhje më të thellë emocionale. Gratë kërkojnë partnerë që i kuptojnë, i mbështesin dhe krijojnë një komunikim të sinqertë, në vend të një figure autoritare dhe të distancuar.

Nga ana tjetër, edhe burrat që janë më të hapur emocionalisht priren të zgjedhin partnere me vlera dhe ndjeshmëri të ngjashme, duke treguar se përputhshmëria po bëhet më e rëndësishme se kontrastet në marrëdhënie.