Aktori i njohur Ben Affleck ka bërë një lëvizje që po trondit mediat rozë – ai i ka kaluar ish-bashkëshortes Jennifer Lopez të gjithë pjesën e tij të pronësisë në mega-vilën e tyre në Beverly Hills.
Sipas raportimit të fundit të TMZ, Affleck ka hequr dorë plotësisht nga interesi i tij në pronën luksoze që vlerësohet rreth 60 milionë dollarë – dhe ajo që e bën edhe më të bujshme këtë vendim është fakti se transferimi është bërë falas.
Burime pranë çiftit bëjnë të ditur se ndryshimi është bërë përmes dokumenteve zyrtare, si pjesë e rregullimit të marrëveshjeve pas divorcit të tyre, i cili u finalizua në vitin 2025.
Kjo vilë gjigante në Beverly Hills ka qenë prej kohësh në qendër të vëmendjes, pasi ish-çifti kishte vështirësi ta shiste, pavarësisht uljes së çmimit dhe përpjekjeve të shumta për ta nxjerrë në treg.
