Drejtësia “vulos” për Hande Erçel, dalin rezultatet e analizave për lëndë narkotike

Aktorja e njohur turke, Hande Erçel, ka dalë nga hija e spekulimeve që qarkulluan ditët e fundit, pasi autoritetet kanë publikuar rezultatet e analizave të saj për substanca të ndaluara, në kuadër të hetimit të nisur në Turqi.

Sipas mediave, pas kthimit në vend, Erçel është paraqitur para prokurorisë, ku ka dhënë dëshminë e saj dhe i është nënshtruar analizave toksikologjike, përfshirë mostra gjaku dhe flokësh.

Rezultatet e këtyre analizave kanë dalë negative, duke mos evidentuar praninë e substancave të ndaluara tek ajo.

Gjatë dëshmisë së saj, aktorja ka mohuar kategorikisht çdo përfshirje në përdorimin e drogës, duke theksuar: “Nuk kam përdorur kurrë drogë ose stimulantë në asnjë moment të jetës sime.”