Disa shenja të horoskopit kanë një nevojë të fortë për vëmendje dhe vështirë se e pranojnë të ndihen të anashkaluara. Për to, indiferenca është thuajse e papranueshme dhe shpesh reagon fort kur ndihen të lëna pas dore.
Në këtë listë kryesojnë shenjat që duan të jenë në qendër të vëmendjes dhe që lidhen fort me mënyrën si trajtohen nga të tjerët. Për shembull, Luanët njihen për dëshirën e tyre për të shkëlqyer dhe për të marrë vlerësimin që besojnë se meritojnë. Nëse ndihen të injoruar, reagimi i tyre është i menjëhershëm dhe shpesh dramatik. 
Edhe Binjakët kanë nevojë të vazhdueshme për komunikim dhe interes nga të tjerët. Nëse kjo mungon, ata mund të humbasin interesin shpejt dhe të kërkojnë vëmendje diku tjetër. 
Nga ana tjetër, Peshorja e lidh shumë mirëqenien emocionale me marrëdhëniet dhe vlerësimin që merr. Edhe pse mund të mos e tregojë gjithmonë hapur, ndjenja e injorimit e prek më shumë nga sa duket. 
Ndërsa Ujori, edhe pse shpesh duket i pavarur, nuk është plotësisht imun ndaj mungesës së vëmendjes. Në disa raste, ai mund të reagojë në mënyra të tërthorta për të rikthyer interesin ndaj vetes. 
