Një video e fundit e Selena Gomez ka bërë xhiron e rrjetit dhe ka konfuzuar ndjekësit e saj në mbarë botën. Këngëtarja dhe aktorja shfaqet e veshur me një fustan rozë shumë të gjerë, duke ngritur menjëherë dyshime dhe spekulime për një shtatzëni të mundshme.
Në pamjet që po qarkullojnë, forma e fustanit krijon iluzionin e një barku të rrumbullakosur, çka ka mjaftuar që fansat të shpërthejnë me komente dhe pyetje në rrjetet sociale. “A është shtatzënë?” dhe “A po pret një bebush?” janë disa nga reagimet më të shpeshta.
Megjithatë, deri në këto momente, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga Selena Gomez. Disa ndjekës të tjerë mendojnë se gjithçka lidhet thjesht me stilin e fustanit të zgjedhur, i cili është i lirshëm dhe voluminoz.
Si gjithmonë, një paraqitje e saj ka mjaftuar për të kthyer vëmendjen globale, duke treguar edhe një herë ndikimin e madh që artistja ka tek publiku. Mbetet për t’u parë nëse kemi të bëjmë me një lajm të vërtetë apo thjesht me një keqinterpretim të modës. VIDEO SELENA
