Pas ndarjes nga Katy Perry, Orlando Bloom rigjen dashurinë (FOTO)

Aktori i njohur Orlando Bloom thuhet se ka nisur një lidhje të re me modelen 28-vjeçare Louisa Lemel, pas ndarjes nga këngëtarja Katy Perry.

Sipas mediave të huaja, Bloom dhe Lemel kanë qenë duke u takuar që prej vitit të kaluar, duke e mbajtur marrëdhënien e tyre larg vëmendjes së publikut. Burime pranë çiftit bëjnë me dije se ata së fundmi kanë zhvilluar një udhëtim në Cyrih, ku kanë qëndruar në një suitë luksoze hoteli dhe më pas kanë kaluar fundjavën në resortin prestigjioz Bürgenstock Resort.

Kujtojmë se Bloom u nda nga Katy Perry në vitin 2025, pas nëntë vitesh lidhje. Ish-çifti kanë një vajzë bashkë./ panorama