Kriza mes Brooklyn Beckham dhe familjes së tij duket se ka hyrë në një fazë të re, duke kaluar nga thashethemet në një rrëfim të strukturuar publik që mund të shndërrohet në një serial televiziv.
Sipas raportimeve, çifti është në negociata për të realizuar një serial dokumentar që do të trajtojë jo vetëm jetën dhe projektet e tyre profesionale, por edhe përçarjen me familjen Beckham. Ky projekt pritet të sjellë një version të ri të historisë, të ndërtuar nga vetë protagonostët.
Ky zhvillim vjen pas publikimit të dokumentarit për Victoria Beckham në platformën Netflix në tetor 2025, i cili ofroi një imazh të kontrolluar të familjes, ku Brooklyn kishte një rol të kufizuar./panorama
