Po ju tradhton? Shenjat që nuk duhen injoruar në një lidhje

Tradhtia nuk ndodh gjithmonë papritur. Në shumë raste, ajo jep sinjale të vogla që shpesh ne zgjedhim t’i injorojmë.

Sipas ekspertëve të marrëdhënieve, ndryshimet në sjellje janë treguesit e parë që diçka nuk shkon. Edhe pse jo çdo ndryshim do të thotë tradhti, disa shenja të përsëritura mund të jenë alarm.

Ja disa sinjale që duhet t’ju bëjnë të mendoheni:

1. Është më i/e rezervuar me telefonin
Nëse papritur e mban gjithmonë telefonin me vete, vendos fjalëkalime apo shmang t’ju lejojë ta prekni, mund të jetë një shenjë që po fsheh diçka.

2. Ndryshon rutinën pa arsye të qartë
Orë të çuditshme pune, dalje të papritura apo justifikime që nuk duken bindëse janë sinjale që nuk duhen neglizhuar.

3. Më pak interes dhe afeksion
Nëse ndjeni distancë emocionale apo mungesë interesi, kjo mund të tregojë se vëmendja e tij/saj është diku tjetër.

4. Bëhet më i/e irrituar se zakonisht
Shpesh, ndjenja e fajit mund të shfaqet përmes nervozizmit apo reagimeve të tepruara për gjëra të vogla.

5. Fillon të kujdeset më shumë për pamjen
Një ndryshim i papritur në stil, parfum i ri apo përkujdesje e shtuar për veten mund të jetë një tjetër sinjal.

6. Ju akuzon juve pa arsye
Në disa raste, personi që tradhton tenton të projektojë fajin, duke ju bërë ju të ndiheni sikur jeni problemi.