Edhe Scarlett Johansson si aktorët e tjerë, bën veprimin e papritur!

Scarlett Johansson i është bashkuar listës së kritikuesëve të çmimeve “Golden Globes”. Aktorja e famshme pretendon se ka ndjerë diskriminim në ndarjen e çmimeve.

Organizatorët e Golden Globe, Shoqata e Shtypit të Huaj të Hollivudit (HFPA) janë akuzuar për mungesë diversiteti dhe mungesë transparence.

Johansson, ashtu si dhe figura të tjera të industrisë mendon që “Golden Globes” ka nevojë për “reformë themelore”. Në shkurt, një ekspozitë në Los Angeles Times zbuloi se nuk kishte njerëz me ngjyrë në mesin e 87 anëtarëve të organizatës që votuan për çmimet. Sigurisht, ky racizëm i treguar s’i ka pëlqyer aspak publikut.Këtë javë, HFPA përshkroi një paketë reformash për mënyrën se si mund ta bëjnë organizatën më përfshirëse. /Afterparty.al