Ylli brazilian i futbollit Neymar Jr. është bërë pjesë e një momenti që ka tërhequr vëmendje edhe në rrjetet sociale shqiptare.
Futbollisti i njohur është fotografuar duke bërë simbolin e shqiponjës me duar, një gjest që lidhet shpesh me identitetin shqiptar.
Në foto ai shfaqet i buzëqeshur pranë kreatorit Leon Gillies Mannes. Momenti është shpërndarë në InstaStory nga një grimiere e njohur, e cila zbuloi se fotografia ishte realizuar si një dedikim për djalin e saj, që është fans i madh i Neymarit.
Kjo duket të jetë një nga rastet e rralla kur Neymar shihet duke bërë simbolin shqiptar, megjithatë futbollisti brazilian ka pasur edhe më parë kontakte dhe miqësi me personazhe të njohur shqiptarë në botën e muzikës dhe showbizit.

