Hollywood në zi/ Ndahet nga jeta aktori legjendar, Chuck Norris

Aktori legjendar i Hollywood, Chuck Norris, është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare.

Sipas familjes së tij, Norris ishte shtruar në spital në Hawaii të enjten dhe ndërroi jetë mëngjesin e së premtes.

Përveç suksesit në ekran, ai njihej edhe për karrierën e tij të jashtëzakonshme në artet marciale. Norris ishte një kampion i vërtetë, me një numër të lartë gradash të zeza në disiplina të ndryshme, duke përfshirë xhudon, Brazilian Jiu-Jitsu, karate, taekwondo, Tang Soo Do dhe Chun Kuk Do.

Ai fitoi famë të madhe edhe për rolin e tij përkrah legjendës Bruce Lee në filmin The Way of the Dragon, duke u bërë një nga figurat më ikonike të kinemasë së aksionit.