“Plagë që nuk shërohet” – Big Mama humb nënën

Këngëtarja e njohur Big Mama po përjeton një moment shumë të vështirë në jetën e saj, pasi ka humbur njeriun më të shtrenjtë – nënën.

Lajmi për ndarjen nga jeta të së ëmës është bërë i ditur së fundmi, duke tronditur familjarët, miqtë dhe ndjekësit e artistes. Edhe pse detajet rreth rrethanave nuk janë bërë publike, kjo humbje konsiderohet një goditje e fortë për këngëtaren, e cila ka treguar shpesh lidhjen e ngushtë me familjen. 

Big Mama ka ndarë më herët momente të vështira që lidhen me shëndetin e nënës së saj, duke treguar se ajo kishte kaluar probleme serioze dhe kishte nevojë për kujdes të vazhdueshëm. 

Kjo është një tjetër humbje e madhe për artisten, e cila vite më parë ka përjetuar edhe ndarjen nga jeta të të atit, duke e bërë këtë periudhë edhe më të rëndë emocionalisht për të.

Screenshot