Me siguri ju kujtohet konflikti virtual mes Ardian Bujupit dhe Capital T, që “u ndez” pas sfidës së Paintball në emisionin “Shiko kush LUAN” nën autorësinë dhe moderimin e Luana VjollcëS, ku ky i fundit i pyetur se cili artist është edhe më i njohur falë tij, pa hezituar goditi yllin e “Juliet”.
“Ardiani, dihet,” tha asokohe Trim Ademi.Por mesa duket dyshja ka bërë paqe dhe sot ka festuar për një arsye shumë të veçantë.
Bashkëpunimi i tyre “Andiamo” ka tejkaluar shifrën e 100 milionë klikimeve në Youtube.
Ardiani ka postuar një screenshoot me klikimet dhe emoji me zemra krahë tag-ut të Capital T, e këtë story e ka ripublikyar në Instagramin e tij edhe reperi kosovar. Mund të themi se marrëdhënia mes artistëve është rikuperuar e së shpejti nuk do të ishte çudi nëse vijnë me një tjetër HIT së bashku!/Afterparty.al

