Pas ndarjes së gjatë, zbulohet marrëveshja e kujdestarisë së Jessica Alba-s

Marrëveshja e kujdestarisë për tre fëmijët e Jessica Alba-s dhe Cash Warren është bërë publike.

Një gjykatës miratoi marrëveshjen e divorcit të ish-bashkëshortëve më 16 mars dhe sipas dokumenteve të siguruara nga Page Six, Alba dhe Warren do të ndajnë kujdestarinë ligjore dhe fizike të të gjithë fëmijëve të tyre, vajzat Honor Marie, 17 vjeç, dhe Haven Garner, 14 vjeç, si dhe djalin Hayes, 8 vjeç.

Dokumentet specifikojnë se as Alba, 44 vjeçe dhe as Warren, 47 vjeç, nuk do t’i paguajnë njëri-tjetrit mbështetje financiare për fëmijët dhe janë urdhëruar të mos diskutojnë asnjë proces ligjor ose të bëjnë komente fyese për njëri-tjetrin para fëmijëve të mitur.

Marrëveshja e divorcit gjithashtu parashikon që çdo pronë e konsideruar si pasuri e përbashkët, përfshirë shtëpitë, veprat artistike dhe mobiljet, të ndahet në mënyrë të barabartë, duke përfshirë gjithçka që ata kanë blerë nga koha e martesës së tyre më 19 maj 2008 deri te ndarja, më 27 dhjetor 2024.

Ata gjithashtu kanë të drejtën e gjysmës së fitimeve të njëri-tjetrit nga projektet e filmave dhe televizionit që secili ka realizuar gjatë martesës. Kreditet e aktrimit të Albës përfshijnë filma si “Sin City: A Dame to Kill For”, “Valentine’s Day” dhe të tjera, ndërsa projektet më të njohura të Warren-it përfshijnë “30 for 30” dhe dokumentarin “Crips and Bloods: Made In America”.

Sa i përket kompanisë The Honest Company të Alba-s, Warren do të marrë 50 për qind të aksioneve të kufizuara.

Ata nuk do t’i paguajnë njëri-tjetrit mbështetje bashkëshortore apo për fëmijët.