Identiteti yt varet nga vendi ku ke kaluar fëmijërinë? Ja çfarë tregojnë studimet

Shumë studime të fundit sugjerojnë se vendi ku rritesh mund të ndikojë më shumë tek ti sesa supozojmë zakonisht. Jo vetëm që përbërja kulturore dhe sociale ndryshon nga vendi në vend, por edhe mënyra se si pamë botën, zgjedhjet që bëjmë, si i perceptojmë emocionet apo edhe mënyrën si krijojmë marrëdhënie, mund të lidhen me mjedisin ku kalojmë fëmijërinë.

Sipas shkencëtarëve, faktori kulturor dhe ai social formësojnë pjesë të rëndësishme të identitetit tonë. Të jetosh në një shoqëri kolektiviste, si disa vende aziatike, ku theksohet bashkëpunimi dhe përgjegjësia ndaj komunitetit, mund të ndikojë që njerëzit të jenë më të orientuar drejt grupit. Ndërsa në vendet perëndimore, ku nënvizohet individualizmi, njerëzit shpesh mësojnë të jenë më të pavarur dhe të vendosin prioritetet personale në rend të parë.

Shkencëtarët vënë në dukje se këto ndikime nuk janë vetëm teorike. Ato shfaqen edhe te vendimet e përditshme, mënyra si zgjidhen konfliktet apo si menaxhohen emocionet. Për shembull, në kultura ku harmonizimi i raporteve është i rëndësishëm, njerëzit mund të shmangin konfliktet me çdo kusht, ndërsa në kultura të tjera njerëzit mund të shprehin hapur pikëpamjet e tyre edhe nëse kjo nënkupton konfrontim.

Po ashtu, eksperiencat e tilla ndikojnë edhe në perceptimin e mundësive: një person që ka kaluar fëmijërinë në një vend me shumë sfida ekonomike apo sociale mund të zhvillojë strategji rezilience dhe adaptimi që do t’i shërbejnë gjatë gjithë jetës.