Sytë drejt kinemasë më 27 mars/ Luana Vjollca sjell surprizën e radhes

Teksa të gjithë prisnim me padurim rikthimin e saj në televizion, Luana Vjollca na ka befasuar me projektin e saj më të ri. “Police për Jetë” titullohet filmi që pritet të lancohet më 27 mars, i cili sjell Luanën në rolin e protagonistes kryesore, duke performuar krah dy aktorëve të njohur si Nik Xhelilaj dhe Olsi Bylyku.

Në ato pak sekuenca të publikuara në rrjetet sociale, energjia mes personazheve ndihet natyrshëm, dhe marrëdhënia e bukur dhe komike që kanë ndërtuar premton momente të paharrueshme për publikun.

Mësohet se Luana i ka realizuar vetë shumicën e skenave të rrezikshme, duke dëshmuar kështu shumëllojshmërinë, guximin dhe përkushtimin e saj.

Në një VIDEO të publikuar në rrjete sociale, edhe djemtë e konfirmojnë se janë surprizuar jo vetëm nga aftësia aktoriale, por edhe nga aftësia fizike e arteve maricale që ajo bën gjatë filmit.

Kësaj radhe, Luana sjell një performancë që dëshmon sërish talentin e saj dhe karizmën e padiskutueshme, duke e konfirmuar si një nga figurat më të ndjekura dhe të suksesshme të skenës shqiptare.