Stil dhe elegancë! Marina Vjollca shkëlqen në eventin ekskluziv të Elisabetta Franchi

Mbrëmjen e djeshme, Marina Vjollca shkëlqeu në hapjen e filialit më të ri të Elisabetta Franchi në Durrës, një event që mblodhi së bashku figura të njohura të showbiz-it dhe dashamirës të modës.

E pranishme në këtë mbrëmje speciale ishte edhe vetë stilistja Elisabetta Franchi, duke i dhënë hapjes një atmosferë edhe më ekskluzive.

Eventi u kthye në një festë të vërtetë stili, ku morën pjesë shumë personazhe të njohur nga Shqipëria dhe Kosova, si dhe dashamirës të shumtë të brandit, të cilët festuan ardhjen e një prej markave më të njohura të modës në qytetin bregdetar.

Mes një atmosfere glamuroze dhe plot elegancë, hapja e këtij butiku konfirmoi edhe një herë se stili i Elisabetta Franchi vazhdon të jetë një nga më të preferuarit për publikun shqiptar. ✨
8c13570f-4af8-4ff5-9149-130a158827ad

d1c00df4-8e7c-4563-b46f-0b593e6d85ae