Këngëtarja dhe aktorja Charlotte Lawrence tërhoqi vëmendjen në sfilatën e modës Saint Laurent në Paris, ku u shfaq me një pamje që la shumë njerëz pa fjalë.
Në vend të pantallonave, ylli 25-vjeçar mbante veshur vetëm të brendshme me dantella, të cilat i kombinoi me një këmishë të gjerë jeshile të errët dhe taka të larta, transmeton Indeksonline.
Veshja e saj i zbulonte plotësisht këmbët. Me të mbërritur në event, Lawrence përshëndeti fansat dhe fotografët e mbledhur. Ajo e kompletoi pamjen me vathë të mëdhenj ari, byzylykë dhe syze dielli.

