Mjekët paralajmërojnë gratë mbi 40 vjeç: Ky ndryshim në rutinë është urgjent

Mjekët ekspertë po kërkojnë që gratë mbi të 40-at të rishikojnë rutinën e tyre të ushtrimeve fizike dhe të fokusohen më shumë te përfitimet e stërvitjes për forcë. Sipas studimeve të fundit, ushtrimet që përfshijnë ngritje peshe dhe aktivitetet e ngjashme janë thelbësore për mirëqenien e grave në këtë fazë të jetës. 

Sipas mjekëve, humbja e masës muskulare që ndodh natyrshëm me moshimin (një proces i njohur si sarcopenia) mund të përshpejtohet nëse nuk punohet për forcimin e trupit. Kjo ulje e forcës lidhet me rritjen e rrezikut për dëmtime, rënie aksidentale dhe probleme të shëndetit të kockave dhe metabolizmit. 

Ekspertët shprehin se stërvitjet për forcë jo vetëm që ndihmojnë në ruajtjen e densitetit të kockave dhe parandalimin e osteoporozës — një çështje që bëhet veçanërisht e rëndësishme pas menopauzës — por gjithashtu mund të ulin rrezikun për sëmundje kronike, përfshirë diabetin dhe sëmundjet e zemrës. 

Përveç benefiteve fizike, aktivitetet e forcës lidhen edhe me përmirësime në metabolizëm, shëndetin mendor dhe mirëqenien e përgjithshme, duke ndihmuar gratë të ndihet më energjike dhe më të pavarura në jetën e përditshme. 

Mjekët rekomandojnë përfshirjen e ushtrimeve me peshë në rutinë të paktën 2-3 herë në javë, në mënyrë që të maksimizohet shëndeti dhe të reduktohen efektet negative të plakjes.