Mbrëmjen e 22 shkurtit, Luana Vjollca festoi përvjetorin e parë të LuLu në një event të veçantë, ku ishte e shoqëruar nga 22 gra dhe vajza të suksesshme. Mbrëmja u konceptua si një festë simbolike e suksesit, për të shënuar një vit punë dhe përkushtim deri në arritjen e rezultateve të rëndësishme.
Gjatë eventit, moderatorja u intervistua nga “Goca dhe Gra” dhe ndau disa deklarata ekskluzive, ndonëse, si zakonisht, u tregua e rezervuar sa i përket jetës së saj private.
E pyetur për një rikthim të mundshëm në Top Channel, ajo nuk dha një përgjigje përfundimtare, duke lënë gjithçka të hapur për të ardhmen:
“Nuk do i them të gjitha sonte. Ju do merrni ca ekskluzivitete, ca të tjera do ia lëmë kohës”.
Në vijim, Luana u pyet se cili program e identifikon më së shumti me emrin e saj. Ajo theksoi se projekti që e konsideron “vilën e suksesit” mbetet emisioni “Shiko Kush Luan”, i cili, sipas saj, vazhdon të kërkohet nga publiku edhe pas shumë vitesh:
“Meqë jemi tek Top Channel vila ime e suksesit ka qenë Shiko Kush Luan a.k.a Zemër Luana. Këtë nuk e them vetëm unë, e thonë të gjithë publiku kur edhe pas kaq shumë vitesh e kërkojnë, gjë që mua më bën të jem shumë mirënjohëse dhe shumë e përulur kundrejt gjithë publikut që e ka dashuruar atë program më shumë se ne që kemi punuar ditë e natë për të”.
Një tjetër moment që mori vëmendje ishte dhurata prej 20 mijë euro trëndafila për ditëlindjen e saj. E pyetur rreth kësaj surprize, ajo zgjodhi të mos zbulojë detaje, duke theksuar rëndësinë që i jep privatësisë:
“E kam shumë të shenjtë jetën private, e kam hermetike dhe dua ta ruaj aty fort. Njerëzit flasin për shifra, unë zgjedh të ruaj emocionin e kësaj gjëje”.
Me këto deklarata, Luana la të kuptohet se projekte të reja mund të jenë në horizont, ndërsa për jetën personale vazhdon të mbetet diskrete.
