Kendall Jenner shkëlqen me pamjen në Javën e Modës në Milano/ Flet për planet për t’u bërë nënë

Kendall Jenner tërhoqi vëmendjen në festën ndërkombëtare “Power Of You” gjatë Javës së Modës në Milano, ku u shfaq me një fustan të argjendtë me xixa nga Reine, me vlerë rreth 700 funte.

Modelja 30-vjeçare dukej në formë të shkëlqyer, ndërsa kombinoi veshjen që i theksonte linjat me taka metalike elegante dhe vathë me diamante.
Së fundmi, modelja foli edhe për jetën personale në podkastin “In Your Dreams With Owen Thiele”, ku zbuloi se ka një listë sekrete me emra për fëmijët e saj të ardhshëm.

Ajo theksoi se preferon një emër të bukur dhe normal dhe konfirmoi se nuk do të ndjekë traditën familjare me shkronjën “K”. “Jo, zemër. Absolutisht jo,” u përgjigj ajo kur u pyet për këtë detaj, duke shtuar se i pëlqejnë emrat unikë, por jo të ekzagjeruar./ Telegrafi