Detaji në tualetin e Jennifer Aniston që po rikthen modën e viteve ’70 (FOTO)

Ndriçimi i butë, teksturat luksoze dhe atmosfera spa janë sekreti i banjos së saj ikonike
Kur imagjinoni një banjo të butë, të ngjashme me një spa, gjëja e parë që ju vjen në mendje janë sipërfaqet e mëdha prej mermeri. Megjithatë, shpesh harrojmë se ndriçimi është po aq i rëndësishëm sa tekstura kur bëhet fjalë për dizajnin e banjos.

Pikërisht një banjo të tillë e ka edhe aktorja e famshme Jennifer Aniston. Ajo e ka ndarë fotografinë e kësaj hapësire edhe në rrjetet sociale dhe shumëkush mendon se, pikërisht për shkak të disa detajeve, trendi që ajo ka zgjedhur dhe që e ka origjinën nga vitet 1970, do të rikthehet sërish në modë.

Llambat e saj elegante prej xhami me reliev, të vendosura në mur, jo vetëm që ndriçojnë hapësirën, por e transformojnë plotësisht atë, duke sjellë një atmosferë të sofistikuar, të ngjashme me një spa. Dizajnerët thonë se ndriçues të tillë janë idealë për banjo, ata e shpërndajnë dritën butësisht dhe eliminojnë reflektimet, duke krijuar një ambient të ngrohtë dhe të këndshëm, pa pasur nevojë për ndriçim tavani.

Kombinimi i xhamit delikat dhe materialeve luksoze e bën çdo detaj të hapësirës vizualisht perfekt./ Telegrafi