“Jeni të martuar dhe me shkruani mua, do ju tregoj grave tuaja”/ Blogerja e njohur paralajmëron futbollistët

Influencuesja dhe sipërmarrësja YesJulz ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me një deklaratë që u bë menjëherë virale, vetëm pak kohë pas triumfit të Seattle Seahawks në Super Bowl LX.

Përmes një postimi në platformën X, ajo iu drejtua drejtpërdrejt lojtarëve të NFL me një mesazh të prerë, duke paralajmëruar se çdo mesazh privat nga persona të martuar do të bëhej publik për bashkëshortet e tyre.

Deklarata shkaktoi reagime të menjëhershme në komunitetin sportiv dhe online, ku shumë ndjekës e interpretuan si një “thirrje” ironike ndaj sjelljeve në prapaskenë që shpesh lidhen me famën dhe jetën private të sportistëve.

Megjithatë, disa orë më vonë, YesJulz zgjodhi ta zbusë situatën me humor, duke publikuar një tjetër mesazh ku shprehej se tashmë bisedat në “DM” e saj nisin me sqarimin: “Nuk jam e martuar dhe nuk kam të dashur.”

Postimet e saj u shpërndanë me shpejtësi, duke ndezur diskutime mes fansave, nga ata që e panë si një deklaratë me mesazh social, deri te ata që e konsideruan thjesht një lojë tipike të kulturës pop në rrjetet sociale.