Pamjet apokaliptike! Dallgët ‘gëlltisin’ rrugën, fshati mbetet i izoluar plotësisht pas stuhisë

Banorët e fshatit Torcross, në Devon të Anglisë, janë përballur me një situatë dramatike pasi një stuhi e fuqishme shkatërroi një pjesë të rëndësishme të rrugës që i lidhte me zonat përreth.

Erërat që arritën deri në 60 milje në orë dhe dallgët e mëdha goditën fort vijën bregdetare, duke rrëmbyer një segment rreth 200 metra të rrugës së njohur si “Slapton Line”. Kjo rrugë ishte lidhja kryesore për banorët, ndërsa dëmtimi i saj i ka lënë ata praktikisht të izoluar. 

Përveç rrugës, stuhia shkaktoi dëme edhe në banesa dhe biznese lokale, duke rritur shqetësimin për sigurinë dhe jetesën në zonë. Banorët shprehen se situata është e rëndë dhe se rikonstruksioni i rrugës mund të marrë kohë të gjatë, ndërsa ende nuk është e qartë se kush do të mbulojë kostot e riparimit.

Autoritetet po monitorojnë situatën dhe po punojnë për të gjetur zgjidhje, por për momentin komuniteti mbetet i shkëputur dhe i varur nga ndërhyrjet emergjente.