Sakrificat për hir të bukurisë/ Cardi B rrëfen planin e pabesueshëm për ndryshimin drastik në look

Reperja Cardi B ka zbuluar planet e saj për të ardhmen, duke treguar se synon të heqë implantet në të pasme pasi të përfundojë turneun e saj “Little Miss Drama Tour”, i cili nisi më 11 shkurt me koncertin hapës në Acrisure Arena, në Palm Desert, Kaliforni.

Rrëfimi për ndërhyrjet estetike erdhi pasi këngëtarja Kehlani komentoi me humor format e saj, teksa të dyja ndanë skenën në një performancë surprizë të bashkëpunimit të tyre “Safe” gjatë koncertit të shitur plotësisht në Los Angeles, më 16 shkurt.

“Nuk po e besoj sa forma ke!” i tha Kehlani reperes në një video që u bë virale, e publikuar nga moderatori i njohur i hip-hopit Big Boy, ku ajo shihet duke bërë shaka dhe duke i prekur të pasmet.

Cardi, pa hezituar, ndau menjëherë me turmën entuziaste prapa skenës planet e saj për t’i hequr implantet pas përfundimit të turneut.