Koleksioni personal i makinave të Kendall Jenner konsiderohet nga fansat si një ndër më të kuruarit, duke ndërthurur klasikët vintage me modelet moderne të luksit.
Një nga makinat që ajo përdor më shpesh është Porsche 993 Carrera 4S e vitit 1997 me kambjo manuale, një model i rrallë dhe shumë i vlerësuar nga koleksionistët. Në garazhin e saj ndodhet edhe një 992 Turbo S Cabriolet ngjyrë argjendi me interier kafe, që reflekton preferencën e saj për kombinime elegante dhe klasike.
Ngjyra kafe duket të jetë një element i përbashkët në disa prej mjeteve të saj. Ish- Ferrari SF90 Stradale kishte të njëjtën nuancë si në pjesën e jashtme, ashtu edhe në kabinë, ndërsa Lamborghini Urus është zgjedhur në një variant mat në të njëjtën paletë ngjyrash. Edhe një model klasik Land Rover ndjek të njëjtën linjë estetike, duke krijuar një identitet të dallueshëm në koleksion.
Kendall gjithashtu zotëron disa ikona amerikane si Chevrolet Camaro, Mustang dhe Corvette, si edhe një Cadillac Eldorado të viteve ’60 në ngjyrë lejla. Ajo ka gjithashtu dy pickup-e klasike Chevy C-10 të vitit 1965 dhe një Toyota Land Cruiser retro të vitit 1989, duke treguar interes edhe për automjetet me karakter historik.
Ndër më të veçantat në koleksion mbeten dy modele G500 Cabriolet nga Mercedes-Benz, një Final Edition i vitit 2014 në blu të errët me tavan bezhë dhe një tjetër i përfunduar tërësisht në argjend.
Me një përzierje të kujdesshme mes luksit modern dhe klasikëve të rrallë, koleksioni i Kendall Jenner vazhdon të konsiderohet si një “garazh ëndrre” për apasionuesit e makinave në mbarë botën.














