Dajana është rikthyer në Instagram pas një periudhe të vështirë shëndetësore, duke ndarë me ndjekësit një mesazh falënderues dhe plot optimizëm. Ajo shprehet mirënjohëse ndaj mjekëve, njerëzve pranë saj dhe të gjithë atyre që e mbështetën gjatë kësaj kohe, duke theksuar se trajtimi ka shkuar shumë mirë dhe rikuperimi do të vazhdojë me pozitivitet.

Kujtojmë se ajo kaloi një hemorragji cerebrale si pasojë e një Malformacioni Arteriovenoz (MAV).
Në mesazhin e saj, Dajana thekson se kjo përvojë i ka kujtuar se ndonjëherë është në rregull të mos jemi të fortë, për të kuptuar forcën që mbajmë brenda vetes, ndërsa premton të rikthehet shumë shpejt më e fortë dhe me më shumë energji. Postimi
