Modelja e njohur Georgina Rodríguez ka ndarë së fundmi me ndjekësit pamje nga rezidenca e saj luksoze, një hapësirë që reflekton gërshetimin e një stili modern dhe elegancës minimaliste. Shtëpia ndodhet në Madrid, një nga qytetet më të bukura europiane, ku çifti kalon një pjesë të konsiderueshme të kohës.
Banesa karakterizohet nga një dizajn bashkëkohor ku mbizotërojnë ngjyrat e bardhë dhe bezhë, teksa mobilimi është minimalist, por me detaje moderne dhe dekor të përzgjedhur me kujdes.
