“S’je as ti jo, Luna…”/ Çfarë po ndodh mes Nik Xhelilaj dhe Luana Vjollcës( komenti që na bëri të dyshojmë)

Spekulimet për një projekt të ri artistik mes Luana Vjollcës dhe aktorit Nik Xhelilaj janë shtuar ndjeshëm pas një videoje të publikuar së fundmi në rrjetet sociale.

Në pamjet që kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve, dyshja shfaqen pranë njëri-tjetrit, ndërsa atmosfera dhe paraqitja kanë ngjallur menjëherë kuriozitet.

Luana e shoqëroi videon me përshkrimin “S’je tipi im”, por ajo që mori vëmendjen më të madhe ishte reagimi i Nik Xhelilajt në komente. Aktori iu përgjigj publikisht duke shkruar: “S’je as ti jo, Luna.”

Ky detaj i vogël ka mjaftuar për të ndezur diskutimet mes fansave, të cilët po aludojnë se “Luna” mund të jetë emri i personazhit që Luana mund të interpretojë në një projekt të ri kinematografik, potencialisht në krah të aktorit.

Screenshot

Deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar për një bashkëpunim, por kimia mes tyre në video dhe komenti i aktorit kanë shtuar dyshimet se diçka e re mund të jetë në përgatitje, duke mbajtur publikun në pritje për një njoftim të mundshëm.