Marc Anthony thyen heshtjen për dramën e familjes Beckham: Nuk është e gjithë e vërteta

Këngëtari i njohur Marc Anthony ka folur për herë të parë rreth përplasjes familjare që ka ndodhur brenda familjes Beckham, pas deklaratave të publikuara nga i riu Brooklyn Beckham në rrjetet sociale.

Në një intervistë për The Hollywood Reporter, Anthony — i cili ka një miqësi shumëvjeçare me David dhe Victoria Beckham dhe është edhe kumbar i djalit të tyre, Cruz — u shpreh se ai nuk dëshiron të futet në detaje, por tha se ajo që po shfaqet në media nuk përbën të gjithë të vërtetën.

Ai theksoi se: familja Beckham është “një familje e mrekullueshme, të cilën e njoh që para se të lindnin fëmijët”, dhe se megjithëse situata është shumë e pafat në mënyrën se si po zhvillohet, ajo që po përhapet në publik “nuk është e gjithë të vërteta.”

Anthony nuk u ndal te detajet e akuzave të bëra nga Brooklyn, por sugjeroi se tregimi publik nuk reflekton gjithçka që ndodhi. Sipas postimeve që Brooklyn publikoi më 19 janar në Instagram, ai akuzoi prindërit e tij — sidomos Victoria Beckham — se kishin ndërhyrë në marrëdhënien e tij me gruan, Nicola Peltz Beckham, që prej para martesës së tyre në 2022.