Personazhi i njohur i ekranit, Alfio Rrotani, ka shpërndarë së fundmi një nga momentet më të rëndësishme të jetës së tij – lajmin e ardhjes në jetë të vajzës së tij të vogël.
Përmes një postimi në Instagram, Alfio publikoi edhe fotografinë e parë me beben, duke zbuluar edhe emrin e saj: Tiara Maria. Në mesazhin e ndarë me ndjekësit, ai shprehu emocionet e tij: “Mirë se erdhe në jetë, Tiara Maria.
Linde nga një dashuri që zgjodhi të qëndrojë, nga dy shpirtra që u njohën dhe thanë ‘përgjithmonë’ pa bërë zhurmë.
Në frymën tënde të parë sot kemi një premtim: të të mbrojmë, të të udhëheqim, të të duam gjatë çdo ditë të jetës sonë.
Babi Alfio dhe Mami Joana.”
Alfio dhe partnerja e tij, Joana Gjinaj, kanë ndarë me publikun këtë moment të veçantë, ndërsa rrjeta sociale u mbush menjëherë me urime dhe mesazhe mbështetëse për familjen.
Kjo është fëmija i dytë për Alfion – ai është edhe baba i një djali, Noah, nga lidhja e mëparshme me moderatoren Fatma Methasani.

