Familja Beckham në krizë? Tatuazhi i Brooklyn bën xhiron e rrjetit

Brooklyn Beckham ka bërë një veprim që ka ndezur sërish aludimet për përçarje brenda familjes Beckham.
Djali i madh i David dhe Victoria Beckham ka vendosur të mbulojë tatuazhin që i kishte dedikuar babait të tij, një gjest që nuk ka kaluar pa u vënë re nga fansat dhe mediat.

Tatuazhi, i cili përmbante mbishkrimin “DAD” dhe një frazë personale që lidhej me marrëdhënien e tij me David Beckham, tashmë është zëvendësuar me një dizajn të ri, duke e fshehur plotësisht dedikimin e mëparshëm. Ky ndryshim vjen në një moment kur raportet mes Brooklyn-it dhe prindërve të tij flitet se janë të tensionuara.

Prej kohësh, mediat ndërkombëtare kanë raportuar për një distancë mes Brooklyn dhe familjes së tij, e lidhur kryesisht me martesën e tij me Nicola Peltz. Çifti jeton në Shtetet e Bashkuara dhe ka zgjedhur të mbajë një profil më të pavarur, ndërsa marrëdhëniet me David dhe Victoria Beckham duket se kanë kaluar në një fazë më të ftohtë.

Veprimi i fundit me tatuazhin shihet nga shumëkush si një sinjal i fortë simbolik, që tregon se kriza brenda njërës prej familjeve më të famshme në botë nuk është ende mbyllur. Deri tani, as Brooklyn dhe as prindërit e tij nuk kanë reaguar publikisht për këtë vendim.