Mbrëmjen e 22 janarit, Luana Vjollca, një nga figurat më të suksesshme të ekranit shqiptar, prezantoi zyrtarisht bashkëpunimin më të ri të brandit të saj LULU me YOGS, në një event ekskluziv që mblodhi emra të njohur të showbiz-it, influencerë, partnerë strategjikë dhe dashamirës të modës e wellness-it.
Ky bashkëpunim i fuqishëm shënon bashkimin e forcave mes vizionit kreativ të Luanës dhe filozofisë inovative të YOGS, pjesë e Brunes, një kompani e madhe dhe e konsoliduar prej vitesh në treg, e cila vijon të sjellë risi dhe projekte të reja pavarësisht suksesit të vazhdueshëm.
Koleksioni LULU x YOGS përfaqëson një ndërthurje perfekte mes stilit sportiv modern, që thekson format trupore me elegancë, dhe konceptit të wellness-it, yoga-s dhe balancës fizike e mendore.
Eventi u shndërrua në një takim të veçantë mes modës, stilit dhe networking-ut, duke krijuar një atmosferë energjike dhe tepër pozitive, e cila u prit me interes të madh nga të ftuarit.
“Teksa shoh vajzat e mia të veshura me LULU, ndihem shumë krenare. LULU nuk ka mbushur ende 1 vjeç dhe fakti që po bëjmë hapa kaq të mëdhenj në kaq pak kohë më gëzon jashtëzakonisht shumë,” – u shpreh Luana Vjollca.
Ky lançim konfirmon edhe një herë pozicionin e Luanës si një nga figurat që ka ditur të ndërtojë me sukses një brand të fortë dhe të dallueshëm, ndërsa bashkëpunimi me YOGS dhe Brunes dëshmon se inovacioni dhe eksperienca janë formula e projekteve të suksesshme.









