Filmi shqiptar “Luna Park”, një dramë nën regjinë e Florenc Papas, përfaqëson Shqipërinë në edicionin e 65-të të Festivalit Rajonal të Filmit në Selanik. Ngjarjet e filmit janë të vendosura në vitin e trazuar 1997, një periudhë e mbushur me sfida dhe pasiguri.
Protagonistja, Mira, një nënë e vetme e interpretuar nga Adriana Matoshi, përpiqet të përballojë vështirësitë ekonomike dhe ndikimin e firmave piramidale, ndërsa djali i saj, Toni (luajtur nga Orion Jolldashi), është pjesë e kësaj udhe të vështirë. Mira krijon një lidhje me drejtorin e një prej firmave piramidale, roli i të cilit luhet nga Nik Xhelilaj, ndërsa një park lojërash bëhet simboli i shpresës së fundit në mes të kaosit.
Filmi është një bashkëpunim mes ON Film Production dhe prodhuesve të tjerë ndërkombëtarë si Atalante Productions, Lupin Film, Studio Corcus dhe Buka Production. Pjesëmarrja në këtë festival prestigjioz, që njihet për prezantimin e emrave të mëdhenj të kinematografisë botërore, është një arritje e madhe për ekipin e filmit. I urojmë shumë suksese “Luna Park” në këtë prezantim! KLIKO KETU